Ett ögonblick, vi söker efter de bästa priserna
Holiday Inn NYC - Lower East Side, an IHG Hotel
Om fastigheten
Popularitet
Huvudsakliga tjänster
* Vissa tjänster kan innebära en extra kostnad
* Vissa tjänster kan innebära en extra kostnad
Sessionen har gått ut. Vi uppdaterar kontinuerligt våra erbjudanden och flyg, fortsätter med oss för att få nya erbjudanden
Klicka på OK för att uppdatera sidan.“Albtours “D” Vas Tour Operatore”, ju informon se, me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave tuaja, në platformën onlinë në faqet tona të internetit, kërkohet që klientët apo përdoruesit të japin disa të dhëna personale në formen e aplikimit online për të proceduar me rezervimin online.
“Albtours “D” Vas Tour Operatore” disponon faqet zyrtare të internetit www.vas.al dhe www.albtoursd.com. Nëpërmjet këtyre faqeve, kompania u vjen në ndihmë klientëve të interesuar për paketa turistike apo cdo lloj shërbimi udhëtimi.
Të dhënat tuaja grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Albtours D në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, por është kusht i domosdoshëm për të proceduar rezervimin tuaj online.
Mbështetur në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, “Albtours “D” Vas Tour Operatore” deklaron si me poshtë:
1. Perkufizimi i termave
Në këtë marrëveshje, termat e mëposhtëm do të kenë këtë kuptim:
1.1. Agjenci: Person juridik i regjistruar i cili kryen veprimtarinë e ofrimit, gjetjes dhe mundësimit të udhëtimeve turistike, biletave të udhëtimit në mënyra të ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive ose kulturore për klientët, në këmbim të pagesës.
1.2. Cookie: Një pjesë informacioni e dërguar nga një faqe interneti dhe që ruhet në browserin e përdoruesit ndërkohë që përdoruesi sheh faqen e internetit. Çdo herë që një përdorues hap një faqe interneti, browseri dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm.
2. Perdorimi i cookie
2.1. Faqet e internetit që i përkasin agjencisë, i përdorin cookie për të dalluar vizitorët e faqes njëri nga tjetri. Disa cookie janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqeve të internetit të agjencisë, për të lejuar përdoruesit e faqes të bëjnë rezervime online dhe për të mundësuar stafin e agjencisë të marrë e të përpunojë kërkesat e klientëve. Për vizitorët e faqeve tona sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore, (Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
2.2. Disa lloje të tjera cookie e ndihmojnë stafin e agjencisë të mundësojë një përvojë të mirë për klientët kur këta vizitojnë faqen e internetit. Cookie japin edhe informacion mbi ofertat e agjencisë.
2.3. Cookie përdoren gjithashtu, për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë.
3. Deklarate mbi privatesine
3.1. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” siguron çdo klient se të dhënat që mbërrijnë në backoffice apo që klienti nënshkruan personalisht në zyrë, janë të siguruara me anë të një sistemi të sigurtë dhe këto të dhëna përdoren vetëm për efekt të garantimit të rezervimit të klientit. Këto të dhëna administrohen nga persona të caktuar dhe me akses të kufizuar në to. Cdo agjent shitje i kompanisë i cili mbledh të dhëna për klientët, ka një detyrim kontraktual me kompaninë për respektimin e të dhënave personale që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla të mirëpërcaktuara për kujdesin në mbrojtjen e të dhënave personale.
3.2. Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit:
a) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të kryhet rezervimi i udhëtimit;
b) Informacioni që klienti jep në mënyrë që të bëhet pjesë e një konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotëson një pyetësor ose kur raporton një problem;
c) Detaje të transfertave bankare që klienti kryen për të përfunduar një rezervim;
ç) Nëse klienti kontakton stafin e agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail.
“Albtours “D” Vas Tour Operatore” përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të klientëve, si dhe për të ndaluar aksesin në sistemin elektronik nga ana e personave të paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja. Ambjenti ku ruhen serverat dhe pajisje të tjera, survejohen me kamera dhe mund të aksesohen vetëm nga Administratori dhe Drejtori i Teknologjisë së Informacionit.
4. Ruajtja dhe transferimi i te dhenave
4.1. Të dhënat e mbledhura nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të lëna me vullnet të lirë nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose të ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Gjithashtu, të dhënat mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit për të bërë të mundur udhëtimin dhe qendrimin e klientit.
4.2. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve që ka me furnitorë globalë, do të transferojë në database të tyre të dhënat e klientëve, të cilët rezervojnë nëpërmjet faqeve online të kompanisë. “Albtours “D” Vas Tour Operatore” garanton ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj sipas standarteve ndërkombëtare, të shprehura qartë në marrëveshjet e nënshkruara me këta furnitorë.
4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në serverat e sigurtë të “Albtours “D” Vas Tour Operatore”.
4.4. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren edhe nga agjencitë partnere të “Albtours “D” Vas Tour Operatore”.
4.5. Të dhënat e mbledhura nga agjencia mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.
5. Anullimi i perpunimit te te dhenave
Klienti ka të drejtë të kërkojë nga agjencia të njihet me informacionin që mund të jëtë mbledhur për të dhe më pas të mos përpunojë të dhënat personale për qëllime marketingu apo arsye të ndryshme me anë të e-mail ose një kërkese drejtuar kompanisë në adresën e kontaktit.
6. Pelqimi mbi mbrojtjen e te dhenave personale
Duke vazhduar përdorimin e faqeve të internetit të “Albtours “D” Vas Tour Operatore”, klienti jep pëlqimin e tij mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë. Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa ç’është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi. Të dhënat e klienteve ruhen për aq sa është e nevojshme për të garantuar ofrimin e shërbimit. Nese keni pyetje, verejtje, kerkesa apo ankesa ne lidhje me perdorimin e ketyre te dhenave nga ana e “Albtours “D” Vas Tour Operatore”, atehere lutemi te na drejtoheni me shkrim në adresen e mëposhtme:
Personi Përgjegjes për Privatesinë: “Albtours “D” Vas Tour Operatore”, Rr.”Ibrahim Rugova”, Nd.28, H.8, Tiranë, Shqipëri